Arrestohen 8 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, pezullohen 39 leje drejtimi

218
Sigal

8 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë kontrolleve të Policisë Rrugore, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Në harkun e 24 orëve, janë pezulluar 39 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara ,deri në 195 km/h në aksin Levan-Vlorë, dhe 12 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Në të gjithë vendin, janë gjobitur 2150 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht: Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 291 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

310 për parakalime të gabuara, 322 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 241 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj. Në të gjithë vendin, janë ndëshkuar 202 drejtues motorësh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. 479 drejtues mjetesh për parkime të gabuara, duke u bërë pengesë për lëvizjen e lirë të automjeteve dhe të këmbësorëve.