Arrestimet në Tiranë pas protestave / Polici kolegut: ‘Mos i qëllo se ka kamera’

Prania e kamerave të mediave nuk i ka shqetësuar ditët e tjera policët që kanë dhunuar e masakruar dhjetëra të rinj.

Por denoncimi i rasteve me pamje, ka bërë që publikisht policia të mos dhunojë protestues, të cilët i ka dhunuar më pas në furgonë apo në qeli.

Sigal

Kështu ka ndodhur dhe mbrëmjen e sotme. Grupi i xhirimit i një prej mediave ndodhej në rrugën e Durrësit kur nga një furgon policie kanë zbritur disa efektivë që kanë ndaluar tre të rinj që po ecnin.

Pasi i përplasin për hekurash, e shikojnë që po filmohen dhe këshillojnë njëri tjetrin që të mos qëllojnë se ka kamera.