Armë pa leje dhe dhunë në familje, arrestohen dy të shumëkërkuarit në Laç

526
Sigal

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar nga policiia e Laçit. Bëhet fjalë për një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

53-vjeçari me inicialet P.K., është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për armëmbajtje pa leje.

Ndërsa një 44-vjeçar me inicialet V. K., ishte shpallur në kërkim për dhunë në familje.

NJOFTIMI ZYRTAR

Kurbin

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapen dhe ndalohen dy shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. K., 53 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Mars 2017, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 3 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal

Gjithashtu po nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit V. K., 44 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në Nëntor 2018, Gjykata Shkallës Parë Kurbin ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për  veprën penale “Dhuna në familje”