Anulohet lundrimi për linjën Vlorë-Brindisi, dallgëzimi në det shkon deri në 7 ballë

91
Sigal

Është anuluar lundrimi detar që ishte planifikuar të bëhej gjatë ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi. Shkak janë bërë ndryshimet e papritura të motit.

Era e fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë nuk e ka lejuar tragetin të dalë në det të hapur.

Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat. Sipas informacioneve kapitaneria do të qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.