Anija me turistë pëson defekt në ishullin e Sazanit, pushuesit transportohen në Vlorë

301
Sigal

Një anije turistike ka pësuar defekt në ishullin e  Sazanit sapo është nisur me 18 persona në bord gjatë mesditës së sotme. Një defekt në motor bëri që anija të hidhte spirancën në det dhe të kërkonte ndihmë.

Në ndihmë të tyre ka shkuar roja bregdetare, e cila për arsye sigurie me anije transportoi pasagjerët në Vlorë. Defekti në motor u riparua pas 3 orësh me ndërhyrjen e rojës bregdetare.