Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës së SHBA dhurojnë çanta për fëmijët romë

529
Sigal

Anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës
Amerikane në Tiranë kanë dhuruar 30 çanta dhe mjete shkollore për fëmijëve romë
në Romani Baxt në Tiranë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social të ambasadës
së SHBA në Tiranë pasditen e së martës, bëhet e ditur se “Anëtarët e Këshillit
Rinor të ambasadës amerikane vizituan shkollën Romani Baxt në Tiranë dhe
dhuruan 30 çanta shkolle fëmijëve romë, si dhe mjete shkollore. Ata kaluan kohë
së bashku duke luajtur lojëra dhe duke kënduar këngë”. “Çfarë mund të bëni ju
për ta bërë më të mirë komunitetin tuaj?”, thuhet në postimin e Ambasadës
Amerikane në Tiranë.