Amnistia për gjobat/ Brenda 15 majit qytetarët do të marrin lekët mbrapsht, makinën dhe patentën e bllokuar

344
Sigal

Një ditë më parë Komisioni i Ekonomisë i hapi driten jeshile miratimit të aktit normativ të qeverisë, për faljen e gjobave për shkelësit e karantinës.  Pra brenda  15 majit qytetarët do marrin lekët mbrapsht, makinën dhe patentën e bllokuar për shkak të gjobave.

Në mbledhje Arben Ahmetaj theksoi se  se nuk do të ketë më asnjë falje të gjobave apo kamatvonesave në pagimin e taksave nga bizneset. Edhe opozitarët e rinj votuan pro faljes së gjobave, por shfaqën disa vërejtje.

Deri më tani policia ka vendosur 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti, të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Jo të gjithë kanë shlyer detyrimin, por atyre që janë treguar korrekt dhe kanë bërë pagesën do t’u kthehen lekët mbrapsht.