Amnistia/ Dhjetë gra dalin nga burgu, mesazhi i Manjanit: Të mos i tregojmë me gisht!

390
Sigal

Nga burgu ‘Ali Demi’ në Tiranë ku sot u liruan 9 gra të cilat përfituan nga aministia ministri i Drejtësisë Ylli Manjani bëri thirrje për riintegrim të tyre si njerëz të lirë.

Manjani tha se “kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opison” dhe ftoi ministrin Klosi të mbajë fjalën për riintegrimin e tyre.
Nga ana e tij Manjani tha se ishte gati të lëshonte rekomandime për vende pune për ta.
Ylli Manjani: Ju siguroj që janë të riedukuar dhe krejtësisht të mundur për tu rintegruar si njerëz të lirë. Ti mirëpresim këta njerëz ti japim mundësinë të jetojnë mes nesh. Jam gati të lëshoj rekomandime për vende pune kudo që të ketë nevojë. Në punë të ligjshe, sepse kanabisi dhe punë të tjera të paligjshme nuk janë opsion. Uroj që Klosi të mbajë premtimin.