Aministia për festa, ja kush do të përfitojë për të lënë qelinë në janar

542
Parlamenti pritet të miratojë një amnisti të përgjithshme për të burgosurit shqiptarë që do të lirohen në prag festash. Projektligji është bërë gati nga Ministria e Drejtësisë, e cila ka përcaktuar dhe kategoritë që përfitojnë nga kjo amnisti. Aministia do të prekë rreth 1000 të burgosur dhe që do të ulë në këtë mënyrë dhe mbipopullimin në burgje. Po kush janë kriteret që duhet të përmbushë një i dënuar për të përfituar këtë amnisiti?

Sipas draftit plotësojnë kriteret për të përfituar amnisti, sipas këtij ligji:
1.personat e dënuar me burgim deri në 2 vjet, personat e dënuar me kusht, me gjobë apo personat, për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, për dënime të dhëna deri në datën hyrjes në fuqi të këtij ligji, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
2.personat e dënuar me vendim të formës së prerë, me kusht, me gjobë (për pjesën financiare të pashlyer të dënimit deri në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji), apo personat, për të cilët gjykata ka caktuar një nga llojet e alternativave të dënimit me burgim, me perjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
3.personat e dënuar me burgim, të cilëve, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, u kanë mbetur pa vuajtur nga ky dënim deri në 2 vjet, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
4.personat e dënuara femra, që, në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë baras ose mbi moshën 50 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
5.personat e dënuar meshkuj, që në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë baras ose mbi moshën 60 vjeç, me përjashtim të personave të dënuar për veprat penale, të parashikuara në nenin 5, të këtij ligji;
6.personat e dënuar me burgim të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale, kanë qenë baras ose nën moshën 18 vjeç, me përjashtim të atyre, që janë dënuar për vepra penale, të parashikuara në nenet 76, 77, 78, 78/a, 79, 79/a, 79/b, 79/c, 81, 101, 103, 104, 139, 140 e 141, të Kodit Penal.

Ata që nuk përfitojnë nga amnistia janë personat që kanë kryer krime të rënda. Për këtë kategori është përcaktuar ulja e dënimit me:
-1.5 vjet, për personat e dënuar gra dhe personat që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë të mitur.
-1 vit për personat e dënuar burra.
Sigal