AMF, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

447
Sigal

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka zhvilluar një leksion të hapur me studentë të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ky leksion u zhvillua me qëllimin kryesor, rritjen e edukimit financiar të studentëve. Aktivitetit i parapriu nënshkrimit të një marrëveshjeje bashkëpunimi, mes Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Në këtë takim, ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF-së, Ervin Koçi dhe rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Prof. Dr. Adem Bekteshi. Në fjalën e mbajtur në takim, Koçi theksoi se edukimi financiar për tregjet nën mbikëqyrje është një nga prioritetet e punës së Autoritetit dhe sipas tij bashkëpunimi i vendosur nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar me Universitetin “Luigj Gurakuqi” është një mundësi shumë e mirë për të gjithë studentët për t’u përfshirë në nismat e Autoritetit, për zhvillimin e intershipeve pranë AMF ose në shoqëritë që operojnë në tregjet financiare nën mbikëqyrje.