Ambulanca u përplas me murin ku humbi jetën pacientja, arrestohet shoferi

191
Sigal

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 51 vjeçar i cili duke drejtuar ambulancën ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin ku si pasojë ka humbur jetën pacientja që ndodhej brenda.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më patë në autostradën Durrës-Tiranë, ku si pasojë e përplasjes me  murin rrethues të një subjekti ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu në pranga uniformat blu të Durrësit kanë vënë në pranga edhe 5 persona të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale, 1 prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur tentativë, shtetasin palestinez M. B., 23 vjeç, pasi në datën 13.02.2021, në Fllakë, Shijak, ka goditur me mjet prerës (thikë) në dorë, shtetasin D. M., 40 vjeç, banues në Tiranë, me qëllim për t’i vjedhur mjetin taksi me të cilin po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Durrësit.

–Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. S., 21 vjeç, banues në Selitë, Tiranë, pasi në datën 12.01.2021, në një pikë për transferta parash në lagjen nr. 1, Durrës, ka këmbyer 900 dollarë të dyshuara si të falsifikuara.

–Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, ndaluan me iniciativë shtetasit F. Z., 20 vjeç dhe O. B., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi i mitur I. R., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit L. B., 22 vjeç, H. X., 28 vjeç dhe D. B., 18 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 07.02.2021, dyshohet se kanë vjedhur materiale në një kompani telefonike, ndërsa më datë 08.02.2021 dyshohet se kanë vjedhur vegla pune në banesën e shtetasit F. Xh., në Krujë.

–Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

–Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 14.02.2021, duke transportuar me autoambulancë nga Saranda në drejtim të Tiranës, një paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, ka dalë nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, duke u përplasur me murin rrethues të një subjekti dhe për pasojë ka ndërruar jetë pacientja, shtetasja A. Sh., 70 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme