Mijëra ha tokë nën ujë, rrugë të pakalueshme dhe shtëpi të përmbytura: Situata në Shkodër

181
Sigal

Situata e përmbytjeve në Nj.A.Dajç, datë 15.02.2021

Hidrometri shënon 6.60.cm.

❌ 1800 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Darragjat, Shirq, Mushan, Suka-Dajç, Belaj, Rrushkull, Samrish i Ri, Pentar-zona fushore.

❌ Rrugë të bllokuara Darragjat, Shirq, vendi i quajtur Urrelat e Shirqit lartësie e ujit arrin 140 cm në rrugë.

❌ Shtëpi të përmbytura 9, por uji i ka liruar.

❌ Prezencë uji në oborre 131 shtëpi, Shirq 70, Mushan 10, Darragjat 11, Belaj 30, Rrushkull 1, Suka 9.

❌ Është bërë e pamundur lëvizja me vetura në lagjen Mazija- Suka Dajç.

❌ Është e pakalueshme rruga Belaj- Pentar, vetëm me mjete të larta të ushtrisë kalohet.

❌ Rruga kryesore e Darragjatit kalohet vetëm me mjete të tonazhit të lartë.

❌ Rruga kryesore Dajç, është vështirësuar jashtëzakonisht lëvizja me vetura. Po ashtu edhe në aksin Dajç- rruga nacione Shkodër- Velipojë.

Kerkohet që të lihet në dispozicion një mjet ushtrie për komunikimin e banorëve me rrugën kryesore.

✅ Makina e Ushtrisë në gatishmëri ora 07:45- 16:00 tek Dispeçeri Mushan.

✅ SPZ e zonës në gatishmëri .

✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri

✅ Energji elektrike kemi por me ndërprerje të herëpasherëshme.

❌ Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2m.

❌ Nevoja për bazë ushqimore për gjënë e gjallë është prioritare.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Berdicë, datë 15.02.2021

❌ 800 ha tokë bujqësore e përmbytur në fshatrat Trush, Berdicë e Madhe, Berdicë e Mesme, Berdicë e Sipërme.

❌ Janë 7 shtëpi banimi të rrethuara nga uji në fshatin Trush por uji ka ngrirë akull.

❌ Prezencë uji ka në lagjet Maksuti dhe Qokthi.

✅ Rruga e Velipojës, me përjashtim të pjesës së harkut ku kryqëzohet me rrugën e vjetër, nuk ka ngrica

✅ Segmenti Berdicë e Mesme- Berdicë e Madhe- Trush, deri tek Urat e Gjon Lulit, nuk ka probleme.

Situata e përmbytjeve në Nj.A. Velipojë, datë 15.02.2021

❌ Sipërfaqe toke në total 250 ha të përmbytura në fshatrat Luarz, Ças, Baks i Ri dhe Reç i Ri .
❌Fshati Mali Kolaj nuk furnizohet me uje sepse është stakuar pompa për shkak të përmbytjeve.
✅ Shtëpi të përmbytura nuk ka.
❌ Prezencë uji në oborre në 4 shtëpi
✅ Energji elektrike ka.
✅ Qendrat shendetësore në gatishmëri.
✅ SPZ e zonës në gatishmëri.
✅ Rrugët janë të gjitha të hapura dhe të kalueshme.