Ambasada: Si të plotësoni dosjet e emigrimit në SHBA

1001
Zyra konsullore amerikane këshillon qytetarët shqiptarë për procedurën që duhet ndjekur për bashkimet familjare dhe riaplikimet për viza turistike
Ambasada amerikane në Tiranë këshilloi qytetarët shqiptarë, të cilët kanë aplikuar apo duan të aplikojnë për të emigruar, se për çdo individ duhet një procedurë e veçantë. “Në më të shumtën e rasteve, çdo pjesëtari të familjes i duhet një peticion imigrimi më vete. Sigurohuni që peticioneri juaj në SHBA të lexojë me kujdes rregullat përpara së të dërgojë aplikimin për familjen tuaj”, thuhet në këshillat e zyrës konsullore. 

1 – Pse nuk kam asnjë konfirmim nga NVC apo USCIS? Kam bashkim familjar F4 që në vitin 2011, zakonisht konfirmohen për 4 vite, kaluan 8 vite dhe asgjë.
Zyra konsullore: “Peticionet nё pritje, veçanërisht kategoritë numerikisht të kufizuara, mund të qёndrojnё nё Qendrёn Kombёtare tё Vizave (NVC) pёr shumё vite. Kategoria F4 pёr shembull, ёshtё njё nga kategoritё e preferencёs bazuar nё familje. Ekzistojnë kufizime ligjore pёr numrin e vizave tё kategorive me preferencë bazuar nё familje qё mund tё lёshohen çdo vit. Nё kёto kategori, listat e pritjes pёrcaktohen duke u bazuar nё datёn prioritare, e cila është data kur ёshtё dorёzuar peticioni juaj. Kurse datat Cutoff, tё vendosuara nga Zyra e Vizave, pёrcaktojnё se kur peticionit tuaj i vjen radha e shqyrtimit pёr vizё. Peticioni juaj mund tё bёhet aktual, pra gati pёr procesim tё mёtejshёm, vetёm kur data Cutoff nё kategorinё e vizёs suaj tё ketё pёrparuar nё datёn tuaj prioritare. As Ambasada, as Qendra Kombёtare e Vizave nuk mund tё parashikojnё se kur do tё mund tё bёhet aktual rasti juaj. Ju duhet tё monitoroni lёvizjen e datёs Cutoff nё publikimet e Zyrёs sё Vizave pёr tё mёsuar se kur rasti juaj do tё jetё aktual. Pёr informacion rreth datёs Cutoff, lutemi tё vizitoni Buletinin e Vizave (nё Anglisht), i publikuar nga Byroja e Çёshtjeve Konsullore. Kategoria juaj është F4, dhe për muajin janar 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 22 korrik 2004. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/visa-law0/visa-bulletin.html . Shikoni datën në kolonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

2 – Mua më ka bërë motra bashkim familjar në vitin 2007. Atëherë kisha vetëm dy fëmijë. Aprovimi më erdhi në vitin 2010, por në vitin 2011 unë linda dhe një vajzë. Duhet t’i dërgoj NVC-së certifikatat e vajzës apo jo?
Zyra konsullore: “Ju duhet të njoftoni NVC për lindjen e fëmijës, duke i dërguar një certifikatë lindjeje. Kategoria juaj është F4, dhe për muajin janar 2018 janë aktuale çështjet/peticionet e dorëzuara tek USCIS përpara datës 22 qershor 2004. Data që peticioneri në SHBA ka dorëzuar peticionin tek USCIS quhet data juaj prioritare. Ju duhet të ndiqni buletinin e vizave mbi ndryshimin e datave aktuale për kategorinë tuaj. Lexoni mbi vizat që përfitohen nga familja: https://al.usembassy.gov/…/family-based-immigration-sq/. Buletini i vizave ndryshon çdo muaj dhe e gjeni këtu: https://travel.state.gov/…/visa-law0/visa-bulletin.html . Shikoni datën në kollonën “All Chargeability Areas Except Those Listed” për kategorinë e vizës suaj. Të gjitha peticionet e dorëzuara përpara asaj date janë aktuale për t’u shqyrtuar”.

3 – Unë kam vizë turistike amerikane deri më 29 gusht 2018. Çfarë duhet të bëj për të riaplikuar për vizë tjetër pas kësaj date?
Zyra konsullore: “Nëse ju dëshironi të aplikoni për rinovimin e vizës jeni të mirëpritur. Hapat janë të njëjta online, por ndryshimi i vetëm është që nëse e rinovoni brenda 12 muajve nga data e skadencës, kualifikoheni për rinovim me postë, pra duke dërguar aplikimin me DHL”.

4 – Jemi në proces të bashkimit familjar me bashkëshortin, të formës Cr 1. Kemi plotësuar dokumentet tek NVC. Për sa kohë mund të jemi për intervistë?
Zyra konsullore: “Kohëzgjatja e shqyrtimit dhe miratimit të peticionit nga USCIS në përgjithësi zgjat rreth 7- 8 muaj. Më pas ky peticion i kalon Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC), e cila ju kontakton brenda rreth një muaji me dokumentacionin e kërkuar. Sa më shpejt dhe saktë t’i përgjigjeni NVC-së, aq më shpejt ajo jua cakton intervistën në Seksionin Konsullor. Këtu do të gjeni një diagramë të hapave që kalon një çështje imigruese dhe çfarë veprimesh duhet të bëni ju: https://travel.state.gov/…/immig…/immigrant-process.html”.

5 – Unë kam djalin që ka dy vjet e gjysmë që ka ikur me lotari. Si duhet të veproj për të marrë një vizë për ta parë dhe çfarë dokumentesh duhen?
Zyra konsullore: “Ju mund të aplikoni për një vizë jo-emigruese, duke ndjekur hapat në internet https://al.usembassy.gov/visas/nonimmigrant-visas/ Nuk kërkohen dokumente shtesë për këtë lloj vize”.

6 – I njëjti rast është me prindërit e mi. Na është kthyer përgjigje vetëm për mamin dhe jo për vëllain që është minoren. Do të thotë që vetëm ajo lejohet si fillim?
Zyra konsullore: “Duhet bërë aplikim dhe për vëllain më vete”.
Sigal