Ambasada SHBA: Ja çfarë të kenë kujdes aplikuesit e lotarisë

170
Sigal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë këshillon të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për vizën.

Përmes një lajmërimi, ambasada thotë se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezultojnë apo jo fitues.

“Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi ,i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu”, -shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Aplikimet për lotarinë amerikane u hapën në orën 12:00 të datës 5 tetor dhe vijojnë deri në 8 nëntor ora 18:00.