Ambasada Italiane zhvillon aktivitetin e Prezantimit të Raportit 1991-2018 të Bashkëpunimit Itali-Shqipëri

1379
Sigal

 

Në kuadrin e kremtimeve për Festën Kombëtare të Republikës së Italisë, Ambasada Italiane dhe Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në aktivitetin e Prezantimit të Raportit 1991-2018 të Bashkëpunimit Itali-Shqipëri, Made Together.

Në këtë aktivitet publik do të shpalosen në formë të qartë dhe konkrete, rezultatet e kësaj miqësie, pune dhe zhvillimi gjatë këtyre 27 vjetëve.

Gjithashtu, do të shpalosen për publikun edhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit Itali-Shqipëri, me theks të veçantë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Integrimit Evropian.

Aktiviteti do të mbahet në Muzeun Kombëtar Tiranë, 29 Maj (të martën) 2018, ora 11.00.