Ambasada e MB në Tiranë hapi dyert për homazhe dhe ngushëllime pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, ka hapur dyert ditën e sotme, për mbajtjen e homazheve dhe ngushëllimeve për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Në ambjentet e ambasadës, është vendosur portreti i Mbretëreshës dhe një libër ngushëllimesh.

NOA

Presidenti Begaj ka qenë i parë që ka vizituar ambasadën duke ofruar ngushëllimet e tij.

Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, ishte mesazhi i Presidentit Begaj.

Gjithashtu edhe Princi Leka është parë të hyjë në ambasadë për të nderuar Mbretëreshën dhe për të ofruar ngushëllimet e tij.

Ambasada e MB në Tiranë hapi dyert për homazhe dhe

Flamuri i MB është ulur në gjysmë shtizë edhe në ambasadën në Tiranë dhe në muret e jashtme të saj janë vendosur kurora lulesh.

Ambasada e MB në Tiranë hapi dyert për homazhe dhe

Ambasada e MB në Tiranë hapi dyert për homazhe dhe

Mbretëria e Bashkuar është në zi pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II në moshën 96 vjeçare.

Në ditët e ardhshme do të ketë një funeral shtetëror për të.