Ambasada e Greqisë në Shqipëri: Pezullohet procesi i lëshimit të vizave

344
Sigal

Ambasada e Greqisë në Shqipëri, përmes një postimi në facebook, informon se procesi i lëshimit të vizave është përkohësisht i pezulluar. Ky vendim ka ardhur si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Postimi i plotë

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore.