ALNET jep njoftimin e rëndësishëm për testet e COVID: Ata që udhëtojnë drejt Greqisë mos ngatërrojnë vërtetimin e testit Sars-Cov-2 me PCR me formularin PLF

502
Sigal

Rrjeti laboratorik ALNET i cili ofron shërbimin e testeve të COVID-it në vendin tonë jep një deklaratë të rëndësishme përmes së cilës sqaron personat që udhëtojnë drejt Greisë që mos ngatërrojnë vërtetimin e testit Sars-Cov-2 me PCR me formularin PLF.

NJOFTIMI I PLOTË NGA ALNET:

Rrjeti laboratorik ALNET me anë të këtij komunikimi dëshiron të sigurojë të gjithë personat që kryejnë testin Sars-Cov-2 me PCR (tamponi) pranë degëve tona , se rezultati është një dokument i njohur nga të gjithë kufinjtë tokësor dhe ajror.

Rezultati i lëshuar është dokument i njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga të gjitha shtetet e tjera, ku pacientët tanë kanë udhëtuar në kufi tokësor apo ajror.

Rezultati plotëson të gjitha kushtet e kërkuara nga BE dhe shtetet e tjera, është në 2 gjuhë, përmban të dhënat personale të personit që do udhëtojë.

Duam të sqarojmë për të gjithë personat që udhëtojnë drejt Greqisë këto ditë, nuk duhet të ngatërrohet.

Formulari PLF është një dokument që duhet të plotësohet nga cdo person që udhëtoj drejt shtetit grek, duke plotësuar të dhënat personale, kohëzgjatjen  e udhëtimit, adresën e qëndrimit etj.

Mbas plotësimit të formularit PLF (passenger location form) personit që e ka plotësuar i vjen një email me një QR Code (kod unik ) që është I tij gjatë qëndrimit në shtetin fqinj.

Ju lutem mos ngatërroni PLF me testin e COVID-19 pasi janë 2 dokumenta të ndryshëm dhe të dy të nevojshëm, për të kaluar kufirin, sipas rregullave ne fuqi.

Për cdo pyetje apo paqartësi përsa më sipër, ju këshillojmë të vizitoni https://travel.gov.gr/

Në mbyllje duam të shtojmë se asnjë qytetar që disponon rezultatin e analizës nga Laboratorët ALNET nuk ka hasur probleme ose vështirësi për të kaluar kufirin me shtetin grek ose asnjë shtet tjetër