Alfred Cako: Masonët shqiptar, ja çfarë thuhet për Shqipërinë dhe Kosovën

485
Sigal

Konsipiracionisti Alfred Cako u pyet ditën e sotme në një emision televiziv nëse ish-diktatori Enver Hoxha ka qenë ose jo pjesë e lozhës së Masonëve.

Për Cakon, Enver Hoxha kishte njohuri për mënyrën se si funksiononin masonët, por se nuk ishte pjesë e ndonjë lozhe.

Ai theksoi se në Shqipëri kanë qenë dy masonë në vitin 1940, por që u vranë nga komunistët. Ai shtoi se më pas Enver Hoxha shpëtoi dhe ia hodhi fajin Koçi Xoxes.

“Terenc Koçi. Xhevat Koçi. Masoneria botërore i ka tërhequr veshin Enver Hoxhës. Nuk e besoj në ishte, po e ka njohur fuqinë e tyre.

Cako tha më tej se edhe në botë flamujt me shqiponjën me dy koka janë krijuar me ndikimin e masonëve. “Mendohet se lozha e masonëve që mbahej në Selanik ka ndikuar në flamurin shqiptar’,- thekson ai.

Ndërsa përfaqësues të masonëve në Kosovë për Alfred Cakon janë Albin Kurti, Veton Surroi.

Madje ai theksoi se Surroi, analisti dhe gazetar i njohur është një mason i vjetër. Por Cako nuk tha nëse pjesë e masonëve është apo jo dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë që në Shqipëri dolën e emrat e deputetëve Damian, Gjiknuri apo të Luçiano Boçit. Ndërsa nuk mungoi emri i Fatbardh Kadillit, njërit prej kandidatëve për kryetar të PD-së.