Aldo Bumçi bën fushatë elektorale me premtime donkishotiste

603
Sigal

Aldo Bumçi ishte ministri  i Kulturës, më i paaftë, i cili do të mbahet në histori, si ministri, që në kohën e tij, u vodhën dhe u dëmtuan afresket e Onufrit, si edhe ministri që në kohën e tij u shembën edhe monumentet e kujtesës dhe të ndërgjegjes historike, sikurse burgu i Spaçit, që e shkatërruan për …skrap. Por, si duket, Aldo Bumçi, është nga ata politikanë, që e cilësojnë dhe e trajtojnë popullin, si një qenie pa kujtesë, derisa ka kurajën, që, edhe pse ka ikur (si ministër i dështuar) nga ministria e Kulturës, tani, në fushatë elektorale, del në publik dhe premton zotime, që as ka ndërmend që t’i realizojë, por, përkundrazi, përdor hipokrizinë dhe gënjeshtrën e politikanit, për të v(dh)jelë, në mënyrë skrupuloze  vetëm votën e elektoratit. Kështu, në Lezhë, Aldo Bumçi  u premton njerëzve, se do të restaurojë shtëpinë e Fishtës, kur në 8 vjetët e qeverisjes së PD-së, por edhe në ndërkohën, kur ai ishte ministër i Kulturës, nuk bëri asgjë. Deputeti Aruon Tare, duke ironizuar premtimet elektorale, boshe, të Aldo Bumçit, i drejton një pyetje publike: “Ish- ministri i Kulturës Bumçi në një takim elektoral në Lezhë, thotë: Mandatin tjetër do restaurojmë shtëpinë e poetit të madh Gjergj Fishta”. Më falni, zoti ish- ministër i Kulturës, çfarë ju pengoi, që nuk e restauruat shtëpinë e Fishtës, këto 8 vjet në pushtet?”.