Alban Bardhi: Gjithë shqiptarët në protestë me studentët dhe pedagogët, për të shpëtuar Shqipërinë…

177
Sigal

Protestë për  shpopullimin e Shqipërisë dhe mbushjen e vendit me Azerbaxhan; për Krimin që ka pushtuar vendin. Sigurimin e mjeteve jetike të shqiptarëve

Këto ditë kanë nisur protestat, bojkoti i studentëve në gjithë universitetet, në solidaritet për të drejtat dhe ngritjen e pagave të pedagogëve. Por shoqëria shqiptare e shikon këtë si një “shkëndi”, që duhet të ndezë gjithë malin e padrejtësive, për të drejtat e shqiptarëve të dhunuara, e të përdhunuara, duke i thelluar, pa u ndalur nga Qeverisja e Rilindjes. Studentët së pari janë bijë dhe bija të shqiptarëve, bijë dhe bija të Shqipërisë, të cilët kanë misionin sipëror dhe përgjegjësinë historike për të shpëtuar vendin nga pushtues- zaptuesit e sotëm të qeverisjes. Studentët duhet të prijnë në krye të protestave kudo, në gjithe Shqipërinë jo vetëm për pagat e mësuesve, por së pari për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, të dhunuara e të përdhunuara nga “Lideri- Botëror”.

Për ndëshkimin e qeveritarëve, sekuestron e gjithë pasurive të grabitura, uljen e numrit të deputetëve dhe të ministrusheve, në bazë të numrit të Popullsisë; ndëshkimin dhe sekuestrimin e pronave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që janë pasuruar, duke abuzuar me detyrën

Studentët dhe shqiptarët në solidaritet duhet të protestojnë:

Për shpopullimin e Shqipërisë dhe mbushjen e vendit me Azerbaxhan; për Krimin që ka pushtuar vendin; Për krizën që ka pllakosur në gjithë vatrat Shqiptare; Për ngritjen e Pensioneve të fakir fukarenjve, që flenë pa bukë në bark dhe votojnë në verbëri Ramlindjen; Për prindin që sheh duke qarë, sepse s’ka për t’i dhënë për të ngrënë fëmijës dhe ulërijnë në kor; Për krimet dhe Abuzimet me Pushtetin dhe pasurinë e shqiptarëve; Për rritjen e pagave dhe ndërprerjen e privilegjeve, ofiqeve dhe penalizimin e deputetëve dhe qeveritarëve; Për ndëshkimin e qeveritarëve, sekuestron e gjithë pasurive të grabitura, dhe lënien e tyre nëpër Rrugët e Shqipërisë, duke i lyer e ngjyer me fekale e hedhur në kanalet e ujrave të zeza; Për uljen e numrit të deputetëve dhe të ministrusheve, në bazë të numrit të Popullsisë; Për ndëshkimin dhe sekuestrimin e pronave të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, që janë pasuruar, duke abuzuar me detyrën; Për sigurimin e jetesës minimale, sigurimin e mjetev jetike të shqiptarëve; Për ngritjen e nivelit të shërbimeve jetike, të shëndetësisë, që është kthyer jo në shërimin e plagëve të shoqërisë, por në hapjen e plagëve të Shqipërisë; Për shthurjen e Rendit dhe të sigurisë, degradimin dhe degjenerimin e policisë, arsimit, shëndetësisë dhe shoqërisë; Për ngritjen e nivelit të përgjegjësisë të shtetit, për të edukuar dhe jo për të shthurur shoqërinë; Për zgjedhjen në Administratë dhe në gjithë nivelet, njerëz të formuar dhe jo hajdut- hajni; Për të përzgjedhur ëngjëj e jo djaj; Për të shporrur nga faqja e dheut, me rrënjë e degë qeverinë më të korruptuar, të degraduar dhe degjeneruar.

Nuk duhet t’i shpëtojnë “Vettingut” mbarëshqiptaw kjo qeveri qw  rrënoi  sistemin e shëndetësisë dhe arsimit. Po kërkon të ligjërojë kanabizimin, ka mbushur stallën e politikës së Rilindjes me dhjetëra të kriminalizuar dhe nuk  i dhimbset Atdheu.

Studentët dhe shqiptarët, si vlerat më të pastra të kombit duhet të protestojnë:

Për të mbrojtuar të drejtat e Shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e shqiptarëve, në gjithë viset e shqiptarisë. Emigranët dhe diaspora, në solidaritet me studentët në protestën civile për të shpalosuar vlerat e ëndërruara dhe të munguara; Për qarkullimin e qeverrisjeve, elitave politike shqiptare, ashtu si në gjithë modelet europiane. Për të ndëshkuar me burgim të përjetshëm gjithë abuzuesit e pushtetit, me referendum popullor. Studentët kanë një mision të madh sot për të nesërmen e Shqipërisë, për ta bërë Atdheun, ashtu si e ëndërruan dhe u flijuan bijtë dhe bijat e Shqipërisë, e jo si sot që Shqipëria ndodhet në mjerim nga abuzimet e qeverisjes. Sot vendi gjendet në mjerimin e pashoq, mjerim i botës. Me studentët janë gjithë shqiptarët që e duan, u dhimbset Atdheu- Shqipëria! Studentët duhet të protestojnë, jo vetëm për pagat e pedagogëve, po për pensionet qesharake të shqiptarëve, për çmimet e larta, marramendëse, për rrënimin e sistemit të shëndetësisë, të arsimit, rrënimin dhe korrupsionin, krimin që ka mbytuar organet që duhet të parandalojnë dhe luftojë krimin, rendin.

Studentët dhe shoqëria shqiptare duhet të protestojnë për Drejtësinë e partisë:

Për korrupsionin galopant që ka pushtuar Drejtësinë Shqiptare. Gjyqtar- qyqar dhe prokurorët-proçkudorët që penalizojnë edhe plakën 82 vjeçare për kotecin e pulave, dhe 70 vjeçarin për llampën për 45 lekë! Këta gjyqtar- qyqar që kanë në pronësinë e tyre me qindra e mijëra ha tokë, e pallate me shumë kate, dhe në gjithë hartën e vendit, dhe kalojnë pa Vetting, apo mbrohen nga Vettingu edhe pse kanë qënë hetues të diktaturës komuniste, me pasuri që harrojnë nga 100 mln lekë në llogaritë e tyre bankare, Prokurorë të Përgjithshëm, Zv/ministra të Rilindjes, mësues  të marksizëm-leninizmit, me juridik natën dhe me mesatare qesharake 6.5 dhe që do kontrollojnë për anën profesionale, magjistratë që kanë mbaruar me mbi 8.5, sepse kaq e kërkon ligji. Pikërisht këtyre abuzuesve, katilëve, dhe poshtëruesve të rracës shqiptare, nuk duhet t’i shpëtojnë “Vettingut” mbarëshqiptar dhe ekzekutimi i këtyre vendimeve, të konfiskimeve të realizohet nga “Batalioni Pilot”, të zgjedhur nga gjithë harta shqiptare, e të betuar për gjakun e shqiptarëve! Për poshtërimin e dhunimin e shqiptarëve për 30 e ca vite nëpër dyert e administratës së korruptuar, dhe ‘pordhaleve’ të kopromentuar e kriminalizuar, për të kërkuar të drejtat e tyre themelore dhe të mohuara nga Krimi i Rilindjes.

Studentët duhet të protestojnë bashkë me shqiptarët kudo:

Për kryministrin që mbylli kazinotë dhe hapi kazinotë e krimit dhe për këtë qeveri, do të shfaroste kanabizimin e vendit, nga Lazarati dhe po kërkon të ligjërojë kanabizimin e vendit në gjithë Shqipërinë, duke legalizuar të ardhurat nga krimi. Ka mbushur stallën e politikës së Rilindjes me dhjetëra të kriminalizuar dhe të përjashtuar nga Vettingu si; deputet dhe kryetar bashkish. Ky që po zbraz vendin dhe po mjeron brezat. Shqipëria ka pasuri nëntokësore. Minierat dhe naftën e nxjerr nga nëntoka e saj dhe shqiptarët e blejnë më shtrenjtë se sa ata që nuk e kanë të tyre, e blejnë më shtrënjtë se sa Kosova e Maqedonia. Shqipëria ka toka e fusha pjellore për të prodhuar, jo për vete, po edhe për eksport të drithërave të bukës, por ato janë lënë shkretë nga politikat anti-ekonomike, duke mos ju dhënë asnjë mundësi zhvillimi, fond e shpresë.

Shqipëria ka numrin më ta madh të deputet- tkave 140, në krahasim me botën dhe në raport me numrin e popullsisë. Për uljen e pagave maramendëse dhe përfitimeve të tyre, abuziviste. Shqipëria ka edhe qeverinë më të madhe në botë për nga numri dhe në krahasim me numrin e popullsisë; me 13 femra dhe 5 meshkuj.

Studentët në krye të protestave dhe në solidaritet me të gjithë shqiptarët pa ngjyrime politike dhe me këdo forcë politike; për të shpëtuar Atdheun nga katastrofa ku ka rënë.

Ja pse intelektualët, studentët dhe pedagogët në solidaritet me gjithë shqiptarët, ndoshta me shumë vonesë duhet të marrin në dorë fatin e tyre, të prindërve, fëmijve, të vendit, për ta bërë Shqipërinë e pasur nën tokë e mbi tokë, ashtu siç e ëndërruan e dhanë gjakun dhe jetën, bijtë e bijat e vendit për të çliruar vendin nga të huajtë dhe të pushtuar nga barabarët, “Tanë”!

Sindikata e Universiteteve: Sot protestë kombëtare, bojkoti vazhdon

Sindikata e pedagogëve përshkallëzon hapat deri në përmbushjen e kushteve të tyre.Sindikata njoftoi se sot do të ketë bojkot total të mësimit, ndërsa është njoftuar mbajtja  e protestës kombëtare përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik

Sot në orën 11:00 do të zhvillohet protesta kombëtare, në formën e bojkotit total, përpara Godines së Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik, ku do të marrin pjesë të gjitha universitetet publike të vendit.

Sindikata u bëri thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen protestës, e cila synon zgimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.

Kio kauzë nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të lAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale. Misioni ynë akademik vazhdon!

Pedagogët i kanë dërguar nëntë kërkesa qeverisë. Ata po zhvillojnë protesta pasi kërkojnë dyfishimin e pagave, ndërsa shprehen se nuk u mjafton rritja 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti.

Prof. Lush Susaj : ‘Jo’ nepotizmit, heshtja të lë pa komb e atdhe!

Pedagogu i njohur i Universitetit Bujqësor, Lush Susaj bëri thirrje për rikthimin e universitetit te studentët, që këto institucione të jenë larg nga nepotizmi.Gjatë fjalës së tij neë një nag ditët e  protestës që po mbahet para Universitetit të Arteve, Susaj theksoi se studenti të mos vidhet dhe shtantazhohet.

“Varfëria ka shkuar në atë pikë ku nuk mban më. Tekstet mësimore nuk bëhet fjalë që të botësh me ngjyra. Ata që e kuptojnë rëndësinë e tekstit, e kuptojnë. Në vend që të ndihemi mirë në jetë të jetëve për kontributin që po japim. Nuk po reagojmë për lekët në fundin e xhepit tonë, por për të mirën e Shqipërisë dhe universitetit. Po reagojmë kundër sjelljes arrogante dhe përçmimit të mbarë studentëve, një përçmim që u pa dhe në 2018-2019. Ne duam që studenti të kthehet atje ku e ka caktuar perëndia, në qendër të vëmendjes. Duam që studenti të mos vidhet dhe shtantazhohet. Jemi kundër marxhinalizimit të studentëve. Ka kolegë që kanë frikë, frika e shkatërron kombin. Heshtja e dheut tuaj na lanë pa komb dhe atdhe, këtë ma kanë thënë shumë në Londër. Sot protestojmë kundër nepotizimit. Universitetit duhet të kthehen të studentët dhe jo te 5 familje që i kanë zhargavitur. Ata nuk bëhen pedagog as për 500 vite se s’kanë moral, as krenari.”, tha ai.

Pedagogët u kërcënuan  veting. Tatimet nisin aksionin në universitete; kontrollojnë pagat

Drejtoria e Tatimeve në Tiranë ka nisur një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve. Inspektorët e Tatimeve udhëzohen që të marrin në pyetje pedagogët dhe bashkë me ta të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, për nivelin e pagës që marrin.

“Kontrolli i vetëdeklarimeve mbi nivelin e pagave, llogaritjes, mbajtjes dhe derdhjes së detyrimeve tatimore nga tatimpaguesi si dhe kontrollit në funksion të faktorëve të riskut, ky tatimpagues nga Analiza e Riskut, rezulton me pagë më të ulët se mesatarja nga sektori i Arsimit, nxjerrë nga Drejtoria e Menaxhimit të Rriskut në zbatim të Vendimit të Komitetit të Përmbushjes nr.31, datë 29.07.2022, për planin sektorial mbi kontrollin e informalitetit të pagave.”, thuhet në dokument.

Kjo lëvizje ka ardhur pasi prej tre ditësh shumica e pedagogëve kanë bojkotuar procesin mësimor.