Akuzoi fqinjin se i ngacmoi të birin, nëna: Jam me një çerek syri, kam ende shenja

107
Sigal

Ativie Qazimllari, 55-vjeçarja nga fshati Porodinë i Korçës e cila ka akuzuar fqinjin 40-vjeçar, Dionis Myrtollari se ka ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe, ka dhënë ditën e sotme një tjetër deklaratë për mediat.

Në një lidhje telefonike në një emision, ajo tregoi se sherri me fqinjin ka nisur që në maj të vitit 2022.

Qazimllarit, ka thënë se i ka parë të dy lakuriq pasi Dionisi kishte zhveshur 18-vjeçarin. Ajo po ashtu pretendon se Myrtollari e ka dhunuar disa herë dhe për këtë e ka denoncuar dhe në polici.

INTERVISTA:

Ju keni bërë një denoncim, çfarë ka ndodhur?

Kam denoncuar te komuna për ujërat e zeza. Kishte lëshuar ujërat e zeza nga shtëpia e tij tek unë. Që në maj të vitit 2022 dhe e denoncova. Ky problem u zgjidh. Më pas ata kanë bërë dhunë psikologjike ndaj meje dhe djalit tim. Na shante me fjalët më të pista. Nusja bashkë me të vjehrrën na qëllonte me gurë. Kam ende shenjat. I kemi shtëpitë afër. Ma ka zhveshur djalin nga gjysma e trupit e poshtë dhe nuk e di a i bëri gjë apo jo, i pashë të dy lakuriq

Ju jetoni vetëm me djalin?

Po, i kam të tjerët në Tiranë.

I keni thënë të gjitha këto në komisariat?

Ja kam thënë të plotfuqishmit, ai më ka thënë të bëj video për prova. Unë jam vetë me probleme, jam me një çerek sy

Çfarë ju tha kur i gjetët të zhveshur?

Djali ishte me shenja në grykë, e kishte kapur ai.

Policia nuk erdhi ti merrte këto shenja?

Jo, nuk mori asgjë. Më thanë je në proces gjyqësor, isha për ato ujërat e zeza. Unë i rashë murit më kokë, u tmerrova, nuk bëja dot video. Të tërë fshatin e ka të tijin, unë jam vetëm.

Të afërmit e tij janë në fshat?

Po. Edhe nusen që ka, e ëma është e fshatit.

Sipas personave që kanë dalë të protestojnë, ti je problematike dhe po i sajoni këto. Pse e thonë këtë?

Jam një grua e divorcuar prej 12 vitesh dhe duan të më marrin shtëpinë. Mua shtëpinë ma ka blerë motra. I kam me noter dhe shtëpia është në emrin tim.

Pse duan t’ju përzënë?

Më thotë është shtëpia ime, Dionisi dhe i ati i tij. Unë ja kam blerë dikujt tjetër shtëpinë. Unë kam frikë të rri në shtëpi. I kam këmbët me shenja.

Për sa tokë bëhet fjalë?

Për 900 metra katrorë.

Dionis Myrtollari, së bashku me familjen e tij dhe banorë të fshatit të Porodinës, kanë dalë në protestë ditën e sotme para komisariatit të policisë së Korçës.

Në intervistë për mediat këta të fundit kanë mohuar akuzat dhe duke kërkuar të zbardhet ngjarja pasi dhe gjendja e fëmijëve të Dionisit është përkeqësuar nga ana psikologjike.

Në mbrojtje të tij kanë dalë banorët e fshatit të cilët në shenje proteste janë shprehur: “Dionisi është një djalë i mirë, nuk është fare problematik dhe nuk ka bërë asgjë nga këto që thotë ajo familja. Ajo familje është e shkatërruar dhe me probleme mendore. Kërkojmë që të zbardhjet ngjarja, për këtë arsye jemi të gjithë këtu në mbështetje të Dionisit”.