Akuzat e Bashkisë, Veliaj: Vendimi i KKT për ndërtimin e Qendrës Rinore – See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/akuza

516
Sigal

TIRANË – Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj ka reaguar sot lidhur me akuzat e Bashkisë Tiranë për rindërtimin e një objekti që po kthehet në një Qendër Rinore. Veliaj sqaron se pas inspektimit rezultoi që ky objekt funksiononte si strip klub dhe për këtë arsye keni parë vendimin e KKT për ta kthyer atë në një qendër rinore.
 
Shikuam ku janë pronat shtetërore, të cilat u ishin dhënë privatëve duke dalë nga misioni i tyre. Një pronë e tillë publike, në pronësi të Republikës së Shqipërisë, ndodhej ngjitur me Dhomën e Tregtisë Tiranë. Kur e inspektuam, gjetëm një strip klub, ku vajzat shqiptare zhvisheshin në një tub alumini, për ahengun e gjithë gangsterëve të Tiranës. Ky nuk është modeli për femrën shqiptare, as për rininë shqiptare, ndaj kjo është arsyeja pse keni parë dje vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit për ta kthyer atë në një qendër rinore”- u shpreh Veliaj.
 
Gjatë fjalës së tij Veliaj ka theksuar se do të bëjë diferencën ndaj Bashës, i cili sipas ministrit në mungesë të kurajës apo në mungesë të mbajtjes së premtimeve për t’i dalë zot punës, zakonisht nxjerr zëdhënësit në deklaratë
 
Më tej Veliaj u shpreh edhe për premtimet e pambajtura të kryebashkiakut duke theksuar se në dallim nga Lulzim Basha, nuk do të pres 4 vjet që t’i mbaj premtimet e mia.
 
“Basha ka premtuar se në Tiranë do të kishte qendra rinore, madje do të hapte 11 të tilla në të gjitha minibashkitë; do të bënte kartë rinore, kartë studentore, ku të rinjtë do të merrnin shërbime falas, por ashtu si tramvaji, kanë ngelur vetëm imagjinare.”- tha Velia

Më herët Enno Bozdo ka akuzuar Ramën se ai godet qytetarët e dobët dhe merr në mbrojtje ndërtimet e paligjshme të Erjon Veliajt.
 
“Pse INUK shkatërron pronat e njerëzve të cilëve ju premtove legalizim falas, dhe ju vendos atyre gjoba korruptive ndërsa ndërtimin pa leje të Erion Veliajt ti e mbron me Policinë e Shtetit dhe me firmën kryeministrore, në kundërshtim me ligjin që vetë ke miratuar?”- tha Bozdo.
 
Ish godina e Dhomës së Tregtisë ishte dhënën me qira për një lokal, ndërkohë që Ministria e Mirëqenies Sociale pas vendimit që ka marrë nga Këshilli Kombëtar i Territorit po e rikonstrukton që ta kthejë në Qendër Rinore.