Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore

204
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë me dije për qytetarët se qendra e vaksinimit do të zhvendoset nga sheshi ”Skënderbej”,në qendrat shëndetësore.

Përmes një njoftimi në faqen e ministrisë në Facebook,lajmërohen qytetarët se tanimë si qendra vaksinimi do të funksionojnë qendrat shëndetësore përkatëse dhe njëkohësisht do të vijojë fushata e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë ,çdo qytetar që dëshiron të vaksinohet duke filluar nga data 25 nëntor mund ta marrë shërbimin në qendrat e sipërpërmendura.

Ndër të të tjera vaksinimi do të qëndrojë i hapur për çdo qytetar mbi 16 vjeç e gjithashtu për fëmijët  nga 12 deri në 15 vjeç me frenim të imunitetit.

Aktualisht po punohet për kryerjen e dozës së tretë të vaksinës për të gjithë ata që kanë marrë deri më tani dy doza.