AKU bllokon 5 ton produkte të firmës “Tona”

 

Drejtoria Rajonale e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, Tiranë ka bllokuar 5 ton djathë Gouda dhe 944 kilgramë fileto pule, të firmës “Tona”.Mësohet se AKU ka zbuluar se këto produkte nuk ishin të pajisura me etiketa të gjuhës shqipe.

Sigal

Mungesa e etiketimit cenon informimin e konsumatorit dhe e bën të pamundur verifikimin e origjinës, përbërjes dhe afatit të përdorimit.

Përveç bllokimit të sasisë së konsiderueshme të produkteve, AKU ka penalizuar subjektin edhe me masë administrative gjobë, për shkelje të kërkesave të etiketimit dhe të gjurmueshmërisë. Autoritetet theksojnë se kontrollet do të vijojnë, ndërsa raste të tilla ngrenë pikëpyetje serioze mbi sigurinë ushqimore dhe përgjegjësinë e subjekteve që operojnë në treg.