Aktivistët protestë para Kuvendit për Butrintin

162
Sigal

Alenaca për Mbrojtjen e Butrintit, por edhe aktivistë të shoqërisë civile, kanë protestuar këtë në ambientet e jashtme të parlamentit për të shprehur qëndrimin kundër dhënies me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Pjesë e protestës ishte dhe arkeologu i njohur, Apollon Baçi, i cili paralajmëroi qeverinë se çështjen do ta hedhin në Gjykatën Kushtetuese dhe në të gjitha instancat ndërkombëtare përfshirë dhe UNESCO-n.

Ai u shpreh se sot nuk pret që të ketë bisedime me deputetët në parlament, pasi sipas tij maxhoranca e ka ndarë mendjen për dhënien me koncesion të një tjetër pasurie kombëtare.

“Ne do ta hedhim në gjykatën Kushtetuese dhe po nuk u bë kjo në instancat e tjera. Në UNESCO ka ngec çështja për një farë kohe meqënëse ndërrohet shefi i UNESCO-s dhe më pas ata do dërgojnë një ekip për të parë ngjarjen këtu. Nuk kemi çfarë të presim më nga kjo qeveri.

Mua më duket se nuk ka asnjë pritje nga deputetët, dihet se do votohet dhe fjalia që do të dëgjojmë do të jetë kjo do bëhet si do themi ne se ne e dimë se çfarë bëjmë, ne të tjerët që jemi specialist nuk e dimë çfarë bëjmë”.