Aksioni për shembjen e ndërtesave në Velipojë, banorët: Duam vendim për prishjen e objekteve

289
Sigal

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.

Mirëpo, banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.

“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët.

Policia kërkon që banorët të largohen që të bëhet ndërhyrja.