Aksioni për energjinë elektrike, arrestohen 10 persona, 10 të tjerë në kërkim

505
Gjatë javës së kaluar në të gjithë vendin, ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin e rasteve të vjedhjes së energjisë elektrike dhe ndalim e autorëve.
Nga 28 shtatori deri më 4 tetor kanë vepruar në të gjithë vendin 90 grupe të përbashkëta Polici- OSHEE, të cilat kanë kryer 4243 kontrolle. Ndërkohë që janë zbuluar 23 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 23 autorë. Nga këta, janë arrestuar në flagrancë 10 persona dhe janë shpallur në kërkim 10 të tjerë, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 persona.
Po gjatë kësaj periudhe janë ndërprerë 1. 549 lidhje të abonentëve debitorë dhe 23 lidhje të paligjshme. Gjithashtu janë kontrolluar 91 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Sigal