Aksioni i SPAK për inceneratorët, dalin sot para gjykatës pesë të arrestuarit. Ja për çfarë akuzohen

88
Sigal

Këtë të premte, do të dalin para gjykatës së Posaçme, GJKKO, pesë personat e arrestuar me urdhër të SPAK për akuza në lidhje me hetimet e kryera për inceneratorin e Fierit.

Më datë 16 nëntor 2022, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste të reja. Nga këto, 5 prej tyre janë ekzekutuar nga policia e shtetit.

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë është caktuar për në orën 11:30.

Pjesë nga dosja e SPAK

Nga hetimi ka rezultuar se nga kreditimi i TVSH-së, bërë nëpërmjet faturimeve fiktive, i është shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të shtetit, në vlerën totale 59,915,020 (pesëdhjetë e nëntë milion e nëntëqind e pesëmbëdhjetë mijë e njëzet) lekë.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin me nr.82, datë 11.11.2022 të Gjykatës Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, janë miratuar 11 (njëmbëdhjetë) masa sigurimi personale, nga të cilat 10 (dhjetë) masa sigurie “arrest në burg” dhe 1 (një) masë sigurie “arrest në shtëpi”.

Masat e sigurisë personale janë miratuar për veprat penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim, “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, parashikuara nga nenet 143/3, 25, 144/a, 25, 245, 25, 248, 259, dhe neni 287, gërmat (a) dhe (b) të Kodit Penal, e kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim” sipas nenit 287, paragrafi (2) i Kodit Penal.

Urdhër arreste për:

Gentian Zifla
Arjola Kodra
Enver Sheshi
Robert Shabani
Regan Merdani
Loran Dusha
Arben Dervishaj
Arber Denizi
Juri Ymeraj
Silvester Dreza

Një prej personave të shoqëruar këtë të mërkurë është Arben Dervishaj, i cili është zv.president i Shoqatës së Ndërtuesve dhe numri dy i FSHF-së.

Sipas hetimeve të SPAK, Arben Dervishaj në rolin e supervizorit rezulton se me kompaninë e ti ka konfirmuar se janë kryer punimet në inceneratorin e Fierit ndërkohë që nga hetimet e thelluara ka rezultuar që sitaucionet e punimeve nuk kanë qenë si janë deklaruar nga ana e supervizorit Dervishaj.

Aksioni i SPAK për inceneratorët, dalin sot para gjykatës

Ariola Kodra është administratorja e Inceneratorit te Tiranes.

Aksioni i SPAK për inceneratorët, dalin sot para gjykatës

Ndërsa Loran Dusha është administratori i inceneratorit të Fierit.

Aksioni i SPAK për inceneratorët, dalin sot para gjykatës

Aksioni i SPAK për inceneratorët, dalin sot para gjykatës