Aksidentohet drejtoresha e Kadastrës Berat, ‘Benz’-i përfundon në kanal

221
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në dalje të qytetit të Beratit në lagjen “Uznovë”. Mjeti,tip Benz me targa AA 995 VD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin e Zagores. Mësohet se në drejtimin e mjetit ishte drejtoresha e Kadastrës së Beratit, Osjana Zaimi e shoqëruar me dy pasagjerë të tjerë, familjarët e saj.

Drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët janë nxjerrë nga mjeti dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, por kanë refuzuar të mjekohen dhe janë larguar nga spitali pa pritur mbërritjen e efektivëve të Policisë Rrugore për t’i marrë deklaratat në lidhje me aksidentin.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, që sipas burimeve paraprake në vendngjarje mendohet se mjeti ka qënë me shpejtësi dhe ka rrëshkitur e më pas ka rënë në kanal gjatë një frenimi të fortë.

Policia nuk mund të konfirmojë dot nëse drejtuesja e mjetit, Drejtoresha e Kadastrës së Beratit, ka qënë apo jo nën efektin e alkolit në drejtimin e mjetit pasi pritej që testi i alkoolit t’i bëhej në spital por ajo ka lënë ambjentet e spitalit dhe është larguar.