Aksidentohet 61-vjeçari me motoçikletë. Dërgohet në spital për ndihmë mjekësore

87
Sigal

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Shkodër-Tiranë. Policia bën me dije se një 61-vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar.

Ai është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr edhe ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.