Sigal

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e ndodhur në Fushë Krujë, ku ka ka humbur jetën një grua.

Sipas policisë, viktima është 65-vjeçarja me inicialet Xh. L., banuese në Sanxhak, Kurbin.

Ende nuk është identifikuar shoferi që e ka përplasur.

Kurbin/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Fushë Milot – Fushë Krujë, tek vendi i quajtur ” Kryqëzimi i Patokut” , ka ndodhur një aksident ku një mjet ka përplasur shtetasen Xh.L. 65 vjeçe, banuese në Sanxhak Kurbin, këmbësore në rrugë, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.