Aksidenti te “Bishti i Zhurit” ku humbi jetën 27-vjeçari, policia arreston drejtuesin e kamionit

205
Sigal

Policia e Kavajës ka vënë në pranga drejtuesin e kamionit që u përfshi në aksidentin tragjik në zonën e njohur si “Bishti i Zhurit”, ku si pasojë mbeti i vdekur në vend drejtuesi i automjetit tip “Benz”, 27-vjeçari Festim Meçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin I. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet kamion është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. M., 27 vjeç, dhe si pasojë e aksidentit 27-vjeçari ka humbur jetën”, njofton policia.