Aksidenti në Vlorë, policia jep detajet: 6 persona dërgohen në spital, një grua dhe i mituri në gjendje kritike

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në rrugën e fshatit Nartë, shtetasi S. D., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin (taksi), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

NOA

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit M. D., 45 vjeçe, L. P., 76 vjeç, E. P., 63 vjeçe dhe 2 fëmijë të moshave 7 dhe 15 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.