Aksidenti në aksin Elbasan-Peqin/ Gruaja e plagosur në makinë, vështirësi për ta nxjerrë nga automjeti

319
Sigal

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi këtë pasdite pranë fshatit Papër, në aksin Elbasan-Peqin. Një automjet që drejtohej nga një drejtuese femër është përplasur me një kamion me targa të Kosovës. Ku në tentativë për ta parakaluar është përplasur me anësoret e rrugës, ku ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e përparme. Siç shikohet edhe nga foto, gruaja ndodhet ende në makinë dhe ka vështirësi për tu nxjerrë pasi makina ka pësuar dëmtime të shumta.