Aksidentet me një të vdekur dhe një të plagosur, arrestohen drejtuesit e mjeteve

124

Policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjeteve.

Sipas informacioneve është arrestuar shtetasi M.A.,24 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi me datë 12.02.2020, në Fushë-Krujë,Tapizë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Nërkohë është arrestuar edhe shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.