Aksident tragjik në Tiranë, makina përplas për vdekje vajzën 10 vjeçare

281
Sigal

Një vajzë 10 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të regjistruar mesditën e sotme, në Tiranë.

Bëhet me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur në Allias, në rrugën “Njazi Meka” dhe viktimë ka mbetur vajza 10 vjeçare me inicialet A.P.

Shkaqet e aksidentit nuk bëhen ende me dije, ndërsa shoferi i mjetit që e shkaktoi atë, shtetasi Artan Guri është shoqëruar në Polici.

E mitura është dërguar me urgjencë në spital por fatkeqësisht ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra.