Sipas informacioneve paraprake nga policia, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me një automjet tip Ford, që drejtohej nga G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Përplasja ka rezultuar fatale për G. K., i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, F. R., është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Shërbimet policore dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.




















