Aksident tek Unaza e Re, plagoset rëndë një kalimtar

253
Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës së të mërkurës në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Një kamion ka përplasur fort një kalimtarë, i cili është transportuar me shpejtësi për në spital në gjendje kritike për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotës të saj.