Aksident tek Brryli, kamioni përplas mjetin që ishte kundravajtje, jo të lënduar

504
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në zonën e Brrylit në kryeqytet. Sipas të dhënave, një kamion është përplasur me një automjet, i cili kishte hyrë në sens të kundërt.

Deri më tani nuk raportohet për të plagosur, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, për pasojë aksidenti ka shkaktuar bllokimin e këtij aksi, duke krijuar kështu trafik të madh mjetesh.