Aksident te tuneli i Elbasanit, dy të plagosur, bllokohet qarkullimi i mjeteve

356
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të tunelit në drejtimin Elbasan-Tiranë duke bllokuar edhe trafikun.

Sipas policisë rreth orës 12:10 në afërsi të tunelit, aksit Tiranë-Elbasan janë përfshirë në përplasje dy mjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.