Aksident në Vlorë, përplasen dy makina, 3 të plagosur

114
Sigal

Një aksident është regjistruar sot në Jonufer të Vlorës, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Burime zyrtare bënë me dije se një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin me inicialet G.Ll., 27 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.J., 59 vjeç, banues në Himarë.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerja që ndodhej tek automjeti tip “Benz”, të cilët janë transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.