Prof. Dr. Mehmet Spahiu/ Një “selam” për gjyqtaren Enkela Bajo (Vlora): Shihemi në Vetting

208
Sigal

Kështu është shprehur një qytetar nga Tirana për gjyqtaren Enkela Bajo, e cila merr përsipër një aventurë të paparë, me një kosto të madhe mbi supe, së bashku me dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Kjo gjyqtare ,në cilësinë e kryetares së Trupit Gjykues, vendos detyrimin e të paditurit të njohë bashkëpronare paditësen znj. Nimete Meça, në një truall pa titull pronësie por që ka qënë dhe vazhdon të jetë “Oborr në përdorim”.  Sipas qytetarit  Mehmet Spahiu, një figurë e shquar e jetës publike, qytetare në kryeqytet por edhe I botës akademike, dyshimet  për këtë vendim skandaloz kanë ardhur  prej gjyqtares Bajo për dy arsye:

Së pari ka shumë të ngjarë që kemi të bëjmë me mitmarrje ?!

Së dyti për ndonjë bashkëpunim të fshehtë  për interesa reciproke me titullarët e saj të cilat do ti faktojmë në organet kompetente të ngritura për këtë qëllim (Veting, SPAK, Byroja e Hetimit) ?!

Në ankimimin e vetë  Prof.Spahiu tregon se si ka rrjedhur ngjarja: Më datë 10.12.1978 bëhet një kontratë pjestimi e një shtëpie banimi në rrugën “Zenel Baboçi”, Nr 33 Tiranë me NR 948 dhe 488 Kol e rregjistruar në hipotekë me dt.10.12.1978 me Nr.323. Më pas ankuesi merr një kredi bankare prej 13 mijë lekës (130.000 lekësh të vjetra për kohën) dhe bën ndërtim shtesë dhe meremetim banese. Pas shlyerjes së kredisë bankare, dy motrat i dhurojnë ankuesit nga 1/3 pjesë takuese të shtëpisë ekzistuese. Duke administruar dokumentat zyrtare që nevojiteshin, ankuesi rregjistroi shtëpinë e banimit në ZRPP si pronar i vetëm. Pas 12 vjetësh paditësja depoziton një padi në gjykatë me objekt “ Detyrimin e të paditurit për të më njohur bashkëpronare në një truall”, sigurimin e padisë duke bllokuar çdo veprim të mundshëm mbi pronën në ZVRPP. Më pas paditësja dorëzon një shtes padie për pavlefshmëri të kontratës së dhurimit.

Për shqyrtimin e kësaj çështje gjyqtarja Enkela Bajo u mendua gjatë. Pasi u konsultua me prapavijën e kësaj çështje ajo vendosi:

  1. Konstatimin e pavlefshmërinë së kontratës së dhurimit me nr.4923 REP, 1495 KOL me dt. 31.08.1992 dhe kthimin në gjendjen e mëparshme.
  2. Detyrimin e palës së paditur Mehmet Spahiu, të njohë palën paditëse Nimete Meça bashkëpronare mbi një truall ( Oborr në përdorim) me sipërfaqe 636 m2 të ndodhur në zonën kadastrale 8360 etj.

Gjyqtarja Enkela Bajo nuk ka patur as vullnetin më të vogël për të lexuar me vëmëndje padinë, në të cilën vetë paditësja ka deklaruar dhe ka shprehur vullnetin e saj para trupit gjykues se i ka dhuruar vëllait të saj 1/3 pjesë takuese të shtëpisë prej 73 m2. Në faqen 2 të padisë, në rreshtat    1, 2, 3 paditësja deklaron se ka dhuruar pjesën e saj të shtëpisë. Në faqen 3 të padisë në rreshtat 7, 8, 9, 10, 11 paditësja saktëson edhe një herë para trupit gjykues dhurimin e pjesës së saj takuese nga shtëpia prej 73 m2. Po në faqen 3 të padisë paditësja kërkon:

  1. Pranimin e kërkesë padisë
  2. Detyrimin e të paditurit për të me njohur bashkëpronare të një trualli të ndodhur në Rrugën “ Zenel Baboçi” nr 33.
  3. Sigurimin e padisë duke bllokuar çdo veprim në ZVRPP.

Më pas paditësja dorëzon një shtim në padi duke kërkuar pavlefshmërinë e kontratës së dhurimit. Shihet qartë që paditësja insiston 3 herë rradhasi me padinë e saj para trupit gjykues se e ka dhuruar pjesën e saj të shtëpisë por gjyqtarja Enkela Bajo nuk është dakort me vullnetin e paditëses, madje nuk don t’ja dijë dhe i bën të qartë paditëses që ti e ke dhuruar por unë nuk jam dakort ?! Kontrata është e pavlefshme.

Absurditeti më imadh dhe i paparë ndonjëherë në drejtësinë shqiptare, madje as nga vampirët e kësaj drejtësie është vendimi i Enkela Bajos: Detyrimin e palës së paditur të njohë bashkëpronare mbi një truall ( Oborr në përdorim) me sipërfaqe 636 m2 të ndodhur në Rrugën “ Zenel Baboçi” nr 33.

A e di kjo gjyqtare se për efekt të Kushtetutës së vitit 1976 si dhe të Dekretit “ Mbi Mbrojtjen e Tokës” Nr 4823, datë 02.03.1971, neni 2, parashikon që tokat jobujqësore, janë tokat që janë zënë nga ndërtesat e ngritura mbi to, si dhe oborret, avllitë e ngritura në to, që janë baraz me tokën që zë secila ndërtesë por jo më shumë se 200 m2. Pjesa tjetër mbi sipërfaqen e parashikuar nga ky dekret është tokë në përdorim pa titull pronësie. Që nga data 10.12.1977 që prona jonë është rregjistruar “ Oborr në përdorim” dhe gjatë gjithë procesit gjyqësor në të gjitha shkallët, toka ka qenë “ Oborr në përdorim” dhe e tillë vazhdon të jetë edhe deri më sot. Megjithatë edhe pse pala e paditur nuk ka titull pronësie mbi këtë “ Oborr në përdorim”, Enkela Bajo ka vendosur: Detyrimin e palës së paditur që të njohë palën paditëse Nimete Meça bashkëpronare mbi një  truall “ Oborr në përdorim” prej 636 m2 të ndodhur në Rrugën “ Zenel Baboçi” nr 33 Tiranë. I padituri di vetëm një fakt, bashkëshorti i paditëses Agim Meça është xhaxhai i ish Kryetarit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë asokohe në detyrë. Nëse ka ndikuar apo jo ish shefi I saj në këtë palo proces gjyqësor dhe në këtë sipërmarrje mafioze, këtë e di vetëm gjyqtarja Enkela Bajo, e cila e ka shpallur këtë vendim më dt 14.02.2005 në Tiranë.


MANIPULIMI MË I RËNDOMTË I KËTIJ PROCESI GJYQËSOR

Në seancën gjyqësore të rradhës më datë 11.01.2005, pala e paditur kishte përgatitur prova të reja nëpërmjet të cilave do të argumentonte pretendimet e veta duke përfshirë dhe fitimin e sendit nëpërmjet parashkrimit fitues. Pala e paditur u paraqit në gjykatë në orën 11.00 sipas përcaktimit të orarit në seancën e mëparshme. Në mënyrëm më të habitshme, gjyqtarja njofton se seanca gjyqësore kishte qënë në orën 10.00 dhe ajo kishte përfunduar. Në këtë seancë gjyqtarja kishte mbyllur edhe hetimin gjyqësor. Të ndodhur përpara këtij manipulimi spektakolar të procesit, pala e paditur e pa të arsyeshme për të bërë një kërkesë për riçelje të hetimit gjyqësor. Bazuar në nenin 304 të Kodit të Procedurës Civile për riçeljen e hetimit gjyqësor, me datë 17.01.2005, pala e paditur dorëzoi pranë kësaj gjykate kërkesën  për të paraqitur provat të cilat kishin rol të rëndësishëm në shqyrtimin objektiv të kësaj çështje. Gjyqtarja Enkela Bajo nuk ishte e interesuar për të pranuar prova të reja sepse  argumentet dhe transparenca në këtë çështje gjyqësore nuk përputheshin me “misionin mafioz” që kishte marrë përsipër kjo gjyqtare në dhënien e vendimit në favor të xhaxhait të kreut  të gjykatës. Po sikur të mos mjaftonte kjo, në një tjetër çështje,edhe më skandaloze dhe që do ta denoncojë në ditët në vijim, përsëri gjyqtare ishte Enkela Bajo-Vlora. Megjithse I kërkuam të mos gjykonte sepse ende kishim një çështje me të ,ajo nuk u tërhoq. Në këto kushte dhe për këto veprime i jamë drejtuar Komisionit të Vetingut dhe zonjës së nderuar Kalavera , duke I premtuar që do të jemë në rreshtin e parë të denoncimit për gjyqtaren Enkela Bajo-Vlora , kur ajo të jetë në gjykim nga Vetingu, megjithse paraprakisht dokumentacionin e kamë depozituar sipas të gjitha rregullave pranë këtij komisioni.    ( 11 Nëntor 2018 )