Aksident në Vlorë/ Makina përplas këmbësorin, largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar në Vlorë tek rruga e spitalit. Një këmbësor është përplasur nga një automjet që po lëvizte me shpejtësi.

Pas aksidentit shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i aksidentuari është transportuar me urgjencë në spital.

Sigal

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe identifikuar drejtuesin e automjetit.