Aksident në Tiranë, makina përplas këmbësorin

322
Sigal

Ka nisur me aksident mëngjesi i sotëm në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur ne rrugën e Kavajës, ku një makinë ka përplasur një kalimtar.

Policia, në informacion paraprak, bën me dije se mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 02.07.2020, rreth orës 07:00, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E.Z., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H.B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit Nr.2, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.