Aksident në superstradën Lezhë-Laç, përplasen tre automjete, plagoset një grua dhe një fëmijë

135
Sigal

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç, ku janë përplasur tre automjete dhe për pasojë ka mbetur e plagosur një grua dhe një fëmijë.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe po kryen hetimet për të verifikuar edhe shkaqet e aksidentit.