Aksident në Shijak, motori përplaset me trafikndarësen, humb jetën 40-vjeçari

110
Sigal

Një aksident ka ndodhur në Shijak pak pas mesditës, teksa ka humbur jetën një 40-vjeçar. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00, në fshatin Rrotull, Shijak, shtetasi B. B., rreth 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi B. B. ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.