Sigal

Një aksident në Lushnjë i ka marrë jetën një vajze të re, ndërsa ka përfunduar në pranga familjari i saj.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 07:20, në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në fshatin Konjat, Lushnjë. Mësohet se automjeti tip “Volkswagen”, i cili drejtohej nga Altin Durra, familjari 21-vjeçar i së ndjerës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar rëndë një nga pasagjeret dhe janë dëmtuar lehtë dy të tjerë.

Më vonë rreth orës 17:20, u njoftua nga Spitali i Traumës Tiranë se pasagjerja që ishte dëmtuar rëndë, 35 vjeçarja Marsela Durra, nusja e xhaxhait të Altinit, banuese në Tiranë, ka ndërruar jetë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.