Aksident në Lezhë / Makina përplas këmbësorin dhe tufën e deleve

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në fshatin Kallmet të Lezhës, ku një mjet tip Ford ka përplasur këmbësorin e identifikuar si Filip Gega, banues në Kallmet dhe një tufë me dele, në pronësi të tij.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve paraprake, jashtë rrezikut për jetën.

NOA

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.