Aksident në Korçë/ Automjeti përplas këmbësorin, dërgohet me urgjencë në spital

352
Sigal

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një karburanti. Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Ky i fundit është transportuar për kontroll në spitalin e Korcës, ku mësohet se ka pësuar dëmtime të lehta.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.